Duke ofruar mijëra modele nga më shumë se 50 marka të njohura ndërkombëtare, secili klient ka mundësinë të zgjedhë një gamë të gjerë syzesh që i përshtaten çdo stili dhe buxheti. Nga markat më të njohura deri tek ato më premium, të gjithë mund të gjejnë atë që i përshtatet vërtet nevojave të tyre.
Optika 1 bashkëpunon me markat më të njohura në të gjithë botën si Cartier, Chopard, Linda Farrow, Anna Karin Karlsson, Celine, Gucci, Fendi, Cazal, Max Mara, Tom Ford, Vogue, Porsche Design, Versace, Armani, Hugo Boss, Ray Ban, Vogue, D&G, GUESS, Prada etj.
Optica 1 ju ofron jo vetëm lentet (xhamat optikë) ZEISS të cilësisë më të lartë në botë, por edhe një kontroll të përpiktë shikimi me pajisje modern të ZEISS ose të aprovuara nga ZEISS dhe nga okulistë të certifikuar.




Pajisja me precizion absolut dhe të teknologjisë së lartë në pronësi të Optika 1 në bashkëpunim me ZEISS janë një mbështetje e jashtëzakonshme për të kryer me saktësi dhe profesionalizëm çdo ekzaminim. Falë teknologjisë së avancuar, vizita okulistike zhvillohet në siguri të plotë duke ruajtur distancën fizike me pacientin gjatë gjithë kohës.